“U njohëm në rrjetet sociale”, 30-vjeçari tregon dramën e jetës live në...

“U njohëm në rrjetet sociale”, 30-vjeçari tregon dramën e jetës live në emision: Iku shtatzanë te prindërit, nuk u kthye më kurrë! Dy djemtë e mi mbetën të ndarë!

692
0

 

Në një rrëfim si rrallë herë më parë, në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24, babai i dy fëmijëve nga Mamurrasi 5 dhe 2 vjeç, tregoi problemin e tij dhe atë çfarë e mundon më shumë.

 

“U njohëm në rrjetet sociale”, 30-vjeçari tregon dramën e jetës live në emision: Iku shtatzanë te prindërit, nuk u kthye më kurrë! Dy djemtë e mi mbetën të ndarë!

Sot dy fëmijët e tij jetojnë të ndarë dhe me mall për njëri-tjetrin. Po cila është pengesa dhe pse ata të dy nuk e përqafojnë dot njëri tjetrin? Çfarë ka ndodhur me prindërit e dy vëllezërve, ku janë sot ata? Gjithçka ka ndodhur në historinë e martesës i rrëfeu sot live 30-vjeçari , i cili jeton në shtetin e Italisë.

 

I riu nuk di të thotë arsyen pse bashkëshortja e tij vendosi të ikë nga shtëpia. Ai thotë se kanë pasur problem si cdo cift.

 

“Atëhere une jam A.J nga Mamurrasi, jam martuar ne muajin gusht te vitit 2013, me N.K e cila eshte me orgjine nga Burreli, por lindur dhe rritur ne Mamurras. Jemi njohur me dashuri, kemi qendruar nje vit ne lidhje, edhe pas nje viti ne kemi bere fejesen, pas nje viti te fejeses beme martesen. Me deshiren e te dy prinderve si te asaj dhe te mitë. Ne momentin qe u njohem ajo ishte kthyer ne Shqiperi per pushime, pasi ajo jetonte me prindrit qe 6 vjece ne Itali ne Napoli, ndersa edhe une isha kthyer me pushime por jetoja ne Bergamo. Pas marteses une kisha shtepine time ne Bergamo dhe shkuam te jetojme te dy se bashku. Ne nje vit e gjysem te marteses erdhi femija i pare ne jete, i cili sot eshte 5 vjeç. Mbasi lindi femija i pare rreth nje viti ngeli perseri shtatezane, ne muajin e 4 te shtatezanise shkoi te babai i vet per qejf, dhe qe nga ai moment ajo ndenji 8 muaj atje dhe ne momentin qe lindi atje djali i dyte, une u nisa per te pare femijen. Por ajo gjate ketyre 8 muajeve une kerkoja te komunikoja, por here ma hapte celularin here jo, por nuk me thoshte kurr qe cfarë arsye kishte. E kishte edhe djalin e madh me vete sepse shkoi per qef. Por pas 8 muajdh u kthye ne shtepi, beri letrat e djalit te vogel si dhe mori shperblimin nga komuna, edhe pasi i mori iku perseri me te dy femijet iku serish te babai i vet ne Napoli. Pas dy muajsh pasi iku per here te dyte me te dy femijët une e dija se ishte te prindrit, nderkohe nje i aferm i imi me pohon qe pashë gruan tende ne traget me dy femijet, ishte duke u kthyer ne Shqiperi per pushime me gjithe familjen e vetë”,- tregon I riu.

 

Më pas ai rrëfen se kur ka marrë vesh që gruaja po largohej me dy fëmijët e saj ka bërë një denoncim.

 

“Une shkove te beje nje denoncim ne 11 e 30 te darkes ne kuesture te Bergamos, qe bashkeshortja ime po ikte me femijet pa lejen time. Ne ate moment marshalli merr ne telefon drejtuesin e anijes dhe vertetojne se ajo eshte me femijet aty, por trageti kishte kaluar kufirin. Mbas 3 javesh une shkova ne Shqiperi takova te dy femijet, takova edhe bashkeshorten dhe e pyete nese do te kthehesh ne shtepi dhe me pohoi qe jo. Kur i thashë qe pse i more femijet me vete pa lejen time edhe ajo me pohonte se ti nuk je askushi. Pas nje muaji kthehet perseri ne Itali tek prindrit e saj, ndersa une ndenja vetem dy jave. Pastaj per vitin e ri une kerkova te takoj djalin e madh dhe te vogel, aty qendrova tek te afermit e mi 4 dite. Ne takim djali i madh me thoshte qe o babi do me marresh te lutem. Athere kerkova ta marr djalin nje muaj ne shtepi, ajo nuk ma lejoi dhe shkuam te karabinieri, dhe aty ai me tha qe nuk lejohet, por une sa dola jashte une e mora, sepse ajo me pohoi qe ta merrja, por me vone nderroi mendje. Une i thashe se e kam femije, se është djali im, e kemi te dy njelloj”.

 

Ai tregon po ashtu se ka pasur edhe një moment bashkimi mes tyre. Po ashtu ai thotë se gruaja sërish e ka denoncuar për dhunë, duke pretenduar që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

 

“Ne muajin janar vjen kjo me gjithe djalin e vogel ne shtepi, nga janari deri ne qershor ndenjem bashke, pa asnje problem. Nderkohe gjate kesaj periudhe une e pyesja qe pse e bere kete dhe thoshte qe e kam bere gabim dhe jam bere pishman. Nje dite kjo mori ne telefon karabinierin qe te vinin ne shtepi sikur une i kisha ushtruar dhune, erdhen ata dhe e verifikuan, por kjo ka shkruajtur vetem se me ka ushtruar dhune psikologjike. Kjo eshte vertetuar edhe nga karabinieri qe nuk kishte dhune. Po ate nate ne oren 11 e 30 te nates karabinieret erdhen e moren bashkeshorten se bashku me djalin e vogel sepse djalin e madh e pyeten dhe ai nuk deshi te shkonte madje qau dhe mu hodh ne qafë. Ata e lane aty djalin e madh, pas tre ditesh me ka marrë nje asistente ne telefon, asistentja e zones time dhe me thote se duhet te paguash hotelin qe ka qëndruar gruaja juaj. Mirpo une asgje nuk dija nga keto, dhe nuk veprova per asgje, shkova te hoteli dhe pyeta se nje person me kete emer ka qene ketu dhe me pohuan qe po. Edhe une nuk i pagova ato sepse nuk isha i detyruar. Atëhere me merr nje asistente ne telefon e cila me pohon se duhet te bejme nje takim per ceshtjen e gruas tende. Kur bera takimin e pare asaj i kam kerkuar qe te shikoja djalin por nuk e pashë kurrë, as nuk e di se ku eshte se cfare bene ku eshte femija im, kam nevoje se femija a eshte mire apo jo. I kam kerkuar prinderve informacion por ata me thone qe ajo te ty nuk kthehet kurrë. Por per here te pare une e kam pare djalin më 3 shkurt te 2020 vetem pak, te zyrat e asistentes. Nga nje vit e gjysem qe djali i madh eshte me mua vetem nje here është interesuar nje psikologe, as e ema nuk eshte interesuar kurrë. Ne kohen e virusit ma kerkoi asistentja djalin por nuk mund ta coja te rrezikoja. Por kjo asistente ka mbushur letrat me rrrena e cila nuk di shqip, por asistentja ka qene te shtepia dhe asgje s’ka pare nga ato qe ka shkruajtur. Madje eshte treguar raciste per femijen, femija ishte vetem 4 vjec dhe ajo thoshte pse nuk flet italisht por flet shqip. Cdo vendim i saj eshte totalisht i kundert me ate cfare eshte folur. Une gjithmone kam dashur te bashkepunoj me asistenten, por ajo asnjehere nuk ka pasur deshire. Une kam bisedu me bashkeshorten para 3 muajsh, por tani asnjehere nuk kam biseduar me asnjehere. Kete periudhe 3 mujore aty ku ishte ne qender ajo ka nis divorcin me motivin se une kam ushtruar dhune psikologjike. Por kjo gje nuk eshte vertetuar kurrë. Celebrimin e kemi bere ne Shqiperi, por nuk e di pse duhet ta beje zgjidhjen e marteses ne Itali. Asgje nuk po kuptoj cfare po ndodh, por une dua te kem te drejtat e femijeve si baba”,- rrëfeu ai.

 

Sipas të riut, që tregoi më tej se gruaja ka nisur procesin e divorcit, ai nuk e di pse bashkëshortja ka ikur prej tij.

 

“Une nuk kam asnje problem qe ajo te rikthehet, mua shteti Italian me ka demtuar femijet, femijet e mi po jetojne te ndar, djali i madh nuk ka psikolog, kerkesa per divorce eshte bere ne nenyre fallciviteti, sepse une kurrë s’kam bere asgje nga keto as dhune, asgje sepse ndryshe do me kishte arrestuar shteti italian. Femijet jane te dy me dokumenta, ne momentin qe nusja ka ikur me ka marre dokumentat e djalit te madh dhe nuk mund ta coje as ne mjeksi, djalin se coj dot askund. Une nuk po kuptoj cfare po ndodhe me femijet e mi, as te lodrat nuk e coj dot pa dokumenta. Avokatja ime ka nje vit qe po punon per keto gjera dhe kete ceshtje por ende nuk ka asnje pergjigje. Avokatja ime eshte shqiptare por jeton ne Itali. Kerkoj ndihme nga ju ju lutem sepse femijet e mi jane te ndare, une kam humbur te drejten prinderore. Per kete periudhe ka ardhur mami im, te me ndihmoje sepse Diego djali im eshte nje femije qe nuk i mungon asgje. Por Diego kerkon vëllain e vogel ne kamer, edhe te jemi ne kamer po ajo nuk del ne kamer. Ky eshte krim, dhe e them me plot gojen qe ky eshte krim. Cfardo te kem une dhe bashkeshortja ime femijet nuk duhen ndare kurrë ne jete. Une kam qene gjithmone i pranishem ne takime nga shteti, nuk jam i dhunshem, asnje lloj marrëveshje. Me sa di une bashkeshortja nuk ka nje jete te re”,- rrëfeu ai ndër të tjera.