U kap me 613 kg kokainë, Prokuroria mbyll hetimet për Arbër Çekajn

U kap me 613 kg kokainë, Prokuroria mbyll hetimet për Arbër Çekajn

488
0

Prokuroria ka mbyllur hetimet për pronarin e firmës së importeve të frutave nga Kolumbia “Arbër Garden”, Arbër Çekaj. Dosja për 613 kilogram kokainë, që u kap rreth një vit e gjysmë më parë në konteinerin me banane nga Kolumbia, u dërgua për shqyrtim në Gjykatë. Arbër Çekaj dyshohet se është porositësi i ngarkesës prej 613 kilogram kokainë të pastër që u kap në Maminas gjatë shkarkimit në magazinën e Çekajt. Ai po hetohet në Gjermani për veprimtarinë e tij atje, si dhe për dyshimet mbi krijimin e aktivitetit kriminal, ndërkohë disa javë më parë, Çekaj kërkoi azil politik në këtë shtet. Më herët Ministria e Drejtësisë ka nisur në Gjermani kërkesën për ekstradimin e Çekajt në vendin tonë.