U gjet me plagë të rënda te dera e spitalit, policia jep...

U gjet me plagë të rënda te dera e spitalit, policia jep detajet

479
0

Policia e Bulqizës ka dhene informacionet e para per ngjarjen e mistershme te ndodhur gjate nates ne kete qytet. Ne nje informacion paraprak behet me dije se “rreth orës 03:50.datë 10.06.2018, në ambjentet e jashtme të  Spitalit të Bulqizës, është gjetur  shtetasi Sh.S, 20 vjeç, banues në Bulqizë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është dërguar me helikopter drejt Tiranës, ku sipas konfirmimeve paraprake të mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Komisariati i Policisë Bulqizë, me të marrë njoftimin ka ngritur grupin hetimor, duke nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave te kësaj ngjarje . Paraprakisht dyshohet se shtetasi Sh.S mund të jetë rrëzuar  në rrethana ende të paqarta”. I riu gjendet me plagë të rënda te dera e spitalit, me helikopter drejt Tiranës.

Dyshimet e para

Ora 09:00 Një djalë i ri është gjetur me plagë në gjendje të rëndë rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të diele i lene përpara deres së spitalit të Bulqizës.

 

I plagosuri eshte identifikuar si 20-vjeçari Shkëlqim Spahiu. Ai mesohet se eshte pare nga një banor që kishte shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Por nuk dihet ende nëse i riu ka shkuar vetë deri te porta e spitalit, apo e kanë lënë aty të tjerë.

 

Policia e njoftuar nga mjekët ka nisur hetimet. Mjeket thane se i plagosuri ka qene me plagë të rënda në kokë dhe në këmbë, e për pasojë e kanë nisur me helikopter drejt Tiranës.