U gjet i vdekur në burg, familjarët e Andon Mëhillajt hedhin dyshime...

U gjet i vdekur në burg, familjarët e Andon Mëhillajt hedhin dyshime të forta se…

458
0

Familja e Andon Mëhillajt ka hedhur dyshime të forta pas vdekjes në qeli të të afërmit të tyre. Ata kanë dyshime se i riu nga Vlora mund të jetë helmuar në burg. Ai vuante dënimin në burgun e Peqinit. Paraprakisht thuhet se ai është vetëvarur në kushte depresive. Burime të rezervuara konfirmuan për Panorama se personi që i dha fund jetës është Andon Mëhillaj. Ai njihet si anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë.