Ernest Gjoka nuk do te jetë më trajner i Kukësit. Ka qenë vet klubi i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka konfirmuar shkarkimin e teknkikut
Njoftim i Klubit!
Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit.
Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.
Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë.
FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit.
Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të vijojë të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!