U bë virale me fjalimin e “Korporatës”, Majlinda Halilaj “vodhi” fjalimin e...

U bë virale me fjalimin e “Korporatës”, Majlinda Halilaj “vodhi” fjalimin e ish-deputetes së PD-së dhe e lexoi në Parlament me gabime

348
0

Zbulohet një tjetër arsye pse deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj gjatë seancës plenare të datë 18 tetorit, u bë virale me fjalimin e saj të lexuar plotë gafa dhe gabime.

Pas një punë disa ditore shërbimet e Kuvendit kanë arritur ta transkriptojnë fjalimin e deputetes Halili, ku ajo fliste për “Korporatën e Investimeve”.

Nga leximi i këtij teksti, u zbulua se fjalimi i deputetes që zuri vendin e Lulzim Bashës në Parlament është i vjedhur.

Me gjasa kjo ishte arsyeja që deputetja  e re nuk i “jepte drejtim” tekstit që kishte para syve.

Deputetja Halili ka lexuar në Parlament fjalimin e mbajtur nga ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Nga krahasim i dy teksteve bie në sy fakti se deputetja Halili pasi ka marrë “copy-paste”, fjalimin e Tabakut, ka “prerë” disa fjali ku akuzohej me emër kryeministri Rama.

Ndërkohë që ka zëvendësuar qëndrimin dhe denoncimin në emër të PD-së, me atë të partisë që ajo përfaqëson “Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë” (ish-aleatet e PD-së)

Me poshtë disa nga pasazhet e fjalimit të Tabakut dhe deputetes Halilaj, që e lexoi këtë fjalimin në mënyrën me të gabuar të mundshme.