Turqit blejnë Top Channel pas largimit të Ben Blushit?

Turqit blejnë Top Channel pas largimit të Ben Blushit?

525
0

Largimi i Ben Blushit nga drejtimi i Top Channel bëri bujë në media, por duket se në këtë televizion po ndodh një ngjarje edhe më e bujshme. Top Channel është duke u shitur dhe burime pranë televizionit i thanë “Gazeta Jonë” se blerësit janë disa biznesmenë nga Turqia.

Këta të fundit kanë dorëzuar ofertën e fundit te familja Hoxha, e cila do të marrë një vendim final gjatë ditëve në vijim për shitjen e pjesës më të madhe të aksioneve të këtij televizioni.

Madje, situata duket të jetë edhe më konkrete pasi turqit nuk janë mjaftuar vetëm me ofertën, por kanë shkuar edhe më tej duke bërë gati ekipin e ri që do të administrojë televizionin.

Burime bëjnë me dije se investitorët turq kanë bërë gati ekipin teknik që do të marrë kontrollin e regjisë dhe gjithçkaje që ka të bëjë me pjesën teknike të tij.

Të gjithë punonjësit teknikë do të jenë turq dhe do të vijnë paketë nga një televizion i njohur në Turqi.

Ben Blushi u largua pak javë më parë nga Top Channel pas drejtimit katër vjeçar të tij./ Gazeta Jone