‘Turp, turp’, u prit me protesta në Tiranë, ja si reagon presidenti...

‘Turp, turp’, u prit me protesta në Tiranë, ja si reagon presidenti serb Vuçiç

724
0

Ky është takimi i tretë i krerëve nga Ballkani brenda tre muajve të fundit. Synimi: Progres në nismën e krijimit të një zone Schengen në Ballkanin Perëndimor.

Protestë e aktivistëve të  Vetëvendosjes në Tiranë kundër kryeministrit serb

 

Samiti i Tiranës shënon takimin e tretë brenda tre muajve të fundit të këtij viti për të bërë progres në nismën e krijimit të një zone Schengen në Ballkanin Perëndimor që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e katër lirive: lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Dy samitet që kanë paraprirë samitin e sotëm në Tiranë janë zhvilluar në Novi Sad, Serbi në tetor të këtij viti dhe në Ohër, Maqedonia e Veriut, një muaj më parë, në nëntor.

 

Për të marrë pjesë në samitin e Tiranës kanë mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë Presidenti i Serbisë, Aleksander Vučić, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviҫ. Në samitin e Tiranës ishte ftuar nga Kryeministri Rama dhe Presidenti i Kosovës , Hashim Thaҫi por ai refuzoi pjesëmarrjen. Në një postim në Facebook, ditët e fundit, Thaҫi argumenton mospjesëmarrjen dhe bën me dije që Kosova refuzon të jetë në një samit ku merr pjesë Serbia, ”që ka kryer genocid ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës, ”duke theksuar gjithashtu që ”Kosova nuk merr pjesë në një samit që e konsideron si pjesë të nismave eksperimentale rajonale”.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në Tiranë protestuan të premten para selisë së kryeministrisë kur atje kryeministri Rama po zhvillonte një takim informal me presidentin e Serbisë, Vučić .

 

Protestuesit në parullat e tyre kishin shkruar që ”një njeri që nuk njeh krimet e luftës në Kosovë nuk duhet të vijë në Shqipëri për lëvizjen e lire të qytetarëve në rajon” Vuçiç komentoi protestën e aktivistëve të  Vetëvendosjes në Tiranë, si ” një tubim normal në një vend demokratik”. DW

 

 

Albanien Tirana Protest gegen serbischen Premier (Getty Images/AFP/G. Shkullaku)