Djali i pronarit të një Exchange në Elbasan është përballur me një vjedhje të pazakontë. Ai kishte lënë në cepin e një tavoline drekën, 4 byrekë dhe qofte shtëpie që për fat të keq nuk i hëngri dot. Një turiste bullgare ka hyrë brenda në Exchange dhe është ulur në karrigen pranë tavolinës, ka hequr të gjitha gjërat nga çanta e saj dhe në momentin që i ka vendosur sërish brenda ka marrë edhe qesen që ndodhej aty.
Ndoshta ajo ka menduar se do të gjente para, por pronari kishte lënë drekën e tij, ndërsa tani ai ka një mesazh për turisten: