Trump totalisht jashtë të gjitha rrjeteve sociale, pas Twitter, Facebook, edhe Youtube...

Trump totalisht jashtë të gjitha rrjeteve sociale, pas Twitter, Facebook, edhe Youtube pezullon kanalin e presidentit

401
0

YouTube ka pezulluar kanalin e Presidentit Donald Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë.

Arsyeja për pezullimin e llogarisë së Trump ëshë bërë një video e fundit e cila ka nxitur dhunë sipas drejtuesve të YouTube, raporton CNN Business. YouTube bëri me dije se do të rishikojë vendimin e marrë pas një jave.

 

Deri më tani, YouTube kishte qenë e vetmja platformë kryesore e mbetur e mediave sociale që nuk e kishte pezulluar Trump në një farë mënyre. Facebook ka pezulluar llogarinë e Trump “për një kohë të pacaktuar”, ndërsa Tëitter e ka ndaluar plotësisht Trump .

 

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe nën dritën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne hoqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin Donald J. Trump dhe lëshuam një pezullim për shkeljen e politikave tona për nxitje të dhunës,” tha një zëdhënës i YouTube në një deklaratë.

 

“Si rezultat, në përputhje me sistemin tonë të penaliteteve për një kohë të gjatë , kanali tani nuk mund të ngarkojë video të reja ose transmetime të drejtpërdrejta për një minimum prej shtatë ditësh – të cilat mund të zgjaten.”

 

YouTube gjithashtu tha se do të marrë hapin shtesë për të çaktivizuar komentet nën videot në kanalin e Trump.

 

Sipas politikave të YouTube, marrja e një penaliteti të dytë do të rezultojë në një pezullim dy-javor dhe marrja  e penalitetit të tretë sjell mbylljen e plotë të kanalit.