Coronavirus vijon të përhapet në kampionatin italian. Këtë herë është Milan që “tronditet”, pasi dy lojtarë dhe tre pjestarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitvë pas testeve të fundit. Bëhet fjalë për portierin Gigio Donnarumma dhe sulmuesin Jens Petter Hauge.
Konfirmimi vjen nga klubi kuqezi, që me anë të një njoftimi për mediat tregon se lojtarët dhe personat e tjerë të prekur nga Covid-19 janë pa simptoma dhe menjëherë janë izoluar në banesat e tyre. Në këtë mënyrë, rritet në tre numri futbollistëve të infektuar në skuadrën kuqezi, pasi edhe mbrojtësi Gabbia vazhdon të jetë pozitiv.