Tregu i sigurimeve – vazhdon trendi rritës ne pagimin e dëmeve

Tregu i sigurimeve – vazhdon trendi rritës ne pagimin e dëmeve

1102
0

AMF: Rreth12 Milionë euro dëmet e paguara vetëm në periudhën Janar-Mars 2019.

Oljana Maloku

Kompanitë e sigurimeve sa vijnë e rrisin më shumë përgjegjshmërinë ndaj klientit duke shlyer në kohë detyrimet për dëmet e shkaktuara.

Kjo faktohet edhe nga të dhënat e bëra publike së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare lidhur me Tregun e Sigurimeve.

Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit për periudhën Janar – Mars 2019  arritën në mbi 1,5 miliardë lekë ( mbi 12 milionë euro ), me një rritje prej 11.82%  krahasuar me tre mujorin e pare të vitit 2018.

Por ky trend pozitiv ka qënë edhe për vitin 2018 ku kompanitë e sigurimeve kanë  paguar rreth 7 miliard lekë ( mbi 56 milionë euro ) dëme ndaj të siguruarëve ose rreth 26.3%  më shumë se sa në vitin 2017. Këta tregues dëshmojne seriozitetin e këtij tregu ndaj klientëve te tij, duke reaguar në kohën e duhur për dëmet e ndodhura.

Përfaqësues nga ky treg garantojnë se do të vijojnë t’I shërbejnë në kohë reale klientëve duke shlyer dëmet sipas afateve që parashikon ligji.

Sa i përket shifrave të fundit të bëra publike nga AMF, në tre muajt e këtij viti të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën mbi 3,969 milionë lekë, ose 11.78% më shumë se në periudhën Janar – Mars 2018.

Në  këto periudhë  ka shënuar  rritje me 5.68% edhe  numri i kontratave të sigurimit të lidhura , duke arritur në  276,006.

Sipas AMF-së trendi vazhdon të mbetet i njëjtë :  tregu është i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.78 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.25% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.97%.

Sipas  llojit të sigurimit :primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.07% të totalit të tregut.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorrik dominojnë dhe për periudhën  Janar- Mars 2019, ku këto prime arritën rreth 2,305 milionë lekë, ose 4.29% më shumë se në periudhën Janar – Mars 2018.

Për periudhën Janar – Mars 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, rezultojnë këta tregues :

  • Produkti Karton Jeshil pati një rritje prej 11.97%,
  • Produkti MTPL e brendshme pati një rritje prej 3.44%
  • Produkti Sigurim Kufitar patin jë ulje prej 18.00%

 

Sipas njoftimit te AMF-se, primet e sigurimit vullnetar,  gjatë periudhës Janar – Mars  2019 arritën rreth 1,664 milionë lekë,  ose  24.12% më shumë se në periudhën Janar – Mars  2018.