
Ditën e sotme Policia e Kosovës ndaloi nje person i cili kishte në administrim 1 mijë kilogram mish të prishur, që ishte gati për tu hedhur në treg. Por ajo që e bën edhe më të frikshëm këtë lajm janë pamjet e depos ku mbahej mishi. Kallxo.com ka siguruar disa fotografi të lopëve të ngordhura të cilat ishin bërë gati për t’u shitur në tregjet e Pejës. Fotografitë tregojnë gjendjen skandaloze të depos ku përpunohej mishi si dhe gjendjen në të cilën ndodheshin frigoriferët.