Shqipëria do të luajë jashtë fushe dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve.
E para do të jetë ndeshja në Kazakistan, më 11 tetor, dhe e dyta më 14 tetor në Lituani.
Kuqezinjtë kishin zgjedhur Armeninë si një destinacion të ndërmjetëm për t’u stërvitur dhe për të qëndruar përpara se të fluturonin drejt Kazakistanit, por situata e luftës e anuloi axhendën.
Tanimë, kuqezinjtë më datë 9 tetor do të lënë Tiranën për të fluturuar me çarter drejt Almatit.
Një distancë rreth 4718 kilometra, e cila do të duhet të përshkohet për rreth 6.5 orë me një ndalesë.
Sipas “Panorama Sport”, ky udhëtim bëhet dy ditë para ndeshjes, pikërisht për lodhjen që u shkakton lojtarëve.
Një ditë para, ekipi bën stërvitjen zyrtare dhe më 11 është gati për të zbritur në fushë.
Fluturimi tjetër, nga Almati për në Vilnus të Lituanisë, do të jetë gjithash i gjatë me rreth 4852 kilometra dhe fluturim që pritet të përshkohet për 5 orë pa ndalesë.
I kthimit për në Tiranë është një fluturim relativisht i shkurtër që përshkohet në rreth 2 orë për 1540 kilometrat distancë.