Trajneri i Vllaznisë: Nuk më interesojnë problemet e klubit

Trajneri i Vllaznisë: Nuk më interesojnë problemet e klubit

534
0

Vllaznia po i jep dorën e fundit përgatitjeve para ndeshjes së javës së parë, ndërkohë që dje ka zhvilluar edhe një miqësore me Besëlidhjen, në të cilën ka barazuar. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz u shpreh se po pret edhe dy futbollistë të tjerë ndërkohë që foli edhe për merkaton.

“Merkatoja? Për mua është e vështirë, pasi lojtarët që vijnë tani duhet t’i fus direkt në ekip. Këto ditë do të më vijnë edhe dy futbollistë të cilët do të jenë titullar në ndeshjen e parë, ku njëri vjen nga Arabia dhe tjetri nga Brazili.

Kur erdha kisha pak lojtarë dhe të tjerët pa kontratë. Unë kam punë me lojtarët që janë pjesë e skuadrës, kështu që më duheshin edhe disa të tjerë. Problemet e klubit? Nuk më interesojnë, kam ardhur këtu për futboll dhe më kanë premtuar punë të ndershme. Të tjerat nuk janë punët e mija”, u shpreh Jonuz.