Trajneri i Bjellorusisë kërcënon, ne Shiperi shkojme per fitore

Trajneri i Bjellorusisë kërcënon, ne Shiperi shkojme per fitore

409
0

Shqipëria arriti që të fitonte në përballjen kundër Kazakistanit në shifrat 3-1, ndërsa përballja e fundit në Ligën e Kombeve do të jetë kundër Bjellorusisë. Një tjetër takim ku kuqezinjtë janë të detyruar për të fituar, pasi kundërshtari ndodhet në vendin e parë me dy pikë më tepër se Kombëtarja jonë.

Pra në rastin e një barazimi do ta mbyllte Bjellorusia në krye të grupit. Por në kampin kundërshtar nuk do të nisen për të marrë një pikë në Shqipëri, duke “kërcënuar” për fitoren në transfertë. Trajneri Mikhail Markhel nuk arrin që të mësojë nga gabimet e së shkuarës, atje ku para ndeshjes arrin që t’i ngrohë më tepër se duhet tifozët e Kombëtares që drejton.

“E di lojën e Shqipërisë pasi ka bërë të njëjtën prej vitesh. Kështu do të ndodhë edhe në Minsk”, do të shprehej Mikhail Markhel përpara transfertës së parë. Një “mashtrim” i këtij tekniku në rastin më të mirë ose një budallallëk në më të keqin, pasi Shqipëria arriti që të mposhte lehtësisht në shifrat 0-2 në transfertë dhe në një ndeshje që edhe nëse do të zgjaste për 180 minuta pa u ndaluar, kuqezinjtë e kishin të pamundur që të pësonin gol. Të dish sesi do të dështosh dhe tës mos bësh asnjë reagim të vetëm, ky ishte rasti i Markhel.

Por kjo nuk e ndal trajnerin e Bjellorusisë, që menjëherë pas fitores së arritur në shifrat 2-0 kundër Lituanisë të shprehet: “Rezultati ishte shumë i rëndësishëm dhe ne e kemi marrë fitoren, megjithëse kishim disa probleme. Në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve do të japim maksimumin për të qëndruar ne në vendin e parë. Në Shqipëri, ne do të jemi gati që të fitojmë. Kjo pasi nëse shkon për barazim, atëherë me shumë mundësi do të humbasësh”, ka thënë Markheil.