Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Librazhd, ku e reja Rezarta Xibrraku humbin jetën, kanë folur sot familjarët e saj për mikrofonin e“News24”. Nëna e të resë, e cila humbi jetën në rrethana ende të paqarta këmbëngul se Rrezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.
“Vajzën ma helmuan. Duam te zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”-tha Suzana Xibrraku. Nga ana tjetër, i vëllai thotë se nuk pranon që familjarët e dhëndrit t’i shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa edhe ai gishtin e fajësisë e drejton tek familjarët e Olsi Hajdarit.
“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën . Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm”-tha i vëllai, Reshit Xibrraku.