“Toka është e jona”, konflikti që çoi dy vëllezërit e rrezikshëm të...

“Toka është e jona”, konflikti që çoi dy vëllezërit e rrezikshëm të vrisnin rapsodin në Lezhë dhe mikun e tij

469
0

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Edmond Përdogës, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e rapsodit të njohur Kol Murrani dhe shokut të tij, Preng Simonin.

Ngjarja e rëndë ndodhi 27 prill të vitit 2020 në fshatin Lalm i Ri në Lezhë. Pas krimit, në pranga ra vëllai i 39-vjeçarit që u arrestua sot, Aleksandër Perdoda. Të dy vëllezërit rezultojnë me precedentë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës ndaj personit.

 

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se vrasja e dy viteve më parë ndodhi për motive pronësie. Mësohet se dy vëllezërit pretendonin se toka ku ndodhej rapsodi me shokun e tij iu përkiste atyre. 39-vjeçari i arrestuar sot nga policia, banues në Lalm, rezulton i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Vrasja”, dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.