Toka e bekuar e Arbrit është më e pasura me minerale, pse...

Toka e bekuar e Arbrit është më e pasura me minerale, pse jemi të varfër..? Nga Sahit Muja

1454
0

 

Mineralet e shqiptarisë. Vitet kalojnë, çdo ditë për mua është një ditë shkolle ku fuqimisht studioj dhe mësoj.

U bënë 25 vjet që merrem me minerale dhe me konfidencën më të madhe ju them se toka e bekuar e Arbrit është më e pasura për sipërfaqe në botë.

Në fushën minerale. Kemi kromin më cilësorë në botë, rezervat më të mëdha të magnezit olivine në botë më i miri, polimetalet eTrepçës, bitumen, minerale industriale në pafundësi, ari, bakër, alumin, nikel, zirkon, minerale të rënda, Titanium, uranium.

Naftë, gaz, mijëra bimë mjekësore.

Pafundësi oportuniteti për energji të gjelbërt , male, fusha, lumenj, liqeve, bregdetin më të mirë të Evropës.

Lind pytja gjithnjë nga ju:  “Pse jemi të varfër”….?

Jemi të varfër për shumë arsye, mbi të gjitha fajin e duhet ta kërkojmë në vetvete.

Jemi dembelë, nuk studjojmë shumë, nuk punojmë sa duhet, presim nga të tjerët të na ndihmojnë të bëjnë punët tona. Kemi qenë të pushtuar. Zgjedhim njerëz të dobët të drejtojnë.

Duam të fitojmë shumë para brenda natës.

Si i bëhet?. Zgjedhni qeveritare të zgjuar, punëtore me moral. Kthejuni me investime vendit, investoni në edukimin e fëmijëve tuaj se si kjo tokë nuk ka në botë.

Zoti e bekoftë kombin tonë.

Falënderim të përjetshëm e në pafundësi Zotit që na ka bekuar kaq shumë.