Tirana zyrtarizon Devollin dhe Ahmatajn

Tirana zyrtarizon Devollin dhe Ahmatajn

450
0

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar sot pasdite dy afrimet më të fundit në radhët e tij, jo futbollistë, por trajnerë. Bëhet fjalë për dy emra shumë të njohur, Bledar Devolli dhe Julian Ahmataj të cilët do të jenë pjesë e strukturave bardheblu. Emrat kishin qarkulluar prej javësh në ambientet e klubit dhe ishsin interpretuar i një “presion” për rezultate ndaj trajnerit Ardian Mema, të cilit i kërkohet një skuadër konkurrente për torfe.

Por ndërsa ka marrë dy trajnerë të cilët kanë qenë ndër më të spikaturit në edicionin e kaluar në Superiore, klubi ka bërë të ditur se i ka afruar vetëm për akademinë e jo për të rivalizuar me Memën.

“Julian Ahmataj është zyrtarisht pjesë e KF Tiranës në rolin e Scoutit dhe atë të trajnerit të ekipit U-17. Klubi ka zgjedhur të investoje këtë sezon jo vetëm në përforcimin e skuadrës me emra të rëndësishëm, por dhe në strukturë me afrimin e dy trajnerëve të afirmuar që më parë kanë qenë dhe pjesë e Tiranës.

Bledar Devolli do të marrë drejtimin e Tiranës U19, Ahmataj drejtimin e Tiranës U17. Akademia këtë vit do të jetë një nga prioritetet e klubit ku do të investohet shumë në infrastrukturë dhe burime njerëzore. Hedhim poshtë kështu, të gjithë spekulimet në lidhje me zhvillimet e fundit në klubin bardheblu”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas që shuan zërat për momentin se ka përgatitur strategjinë e të ardhmes nëse Mema nuk siguron rezultatet e kërkuara.