Tirana “grabit” Skenderbeun. Radas dhe Bruno Dita drejt konfirmimit.

Tirana “grabit” Skenderbeun. Radas dhe Bruno Dita drejt konfirmimit.

429
0

Pasi ka  afruar futbollistë si Batha, Torasa, Kale, Dunga apo Osmani ndërkohë që merkatoja duket se nuk është mbyllur për ta. Mbrojtësi Marko Radas është tashmë një prioritet për skuadrën e Memës dhe me afrimin e tij, synohet të blindohet reparti i mbrojtjes, repart n të cilin Tirana ka hasur vështirësi vitet e fundit.

Sakaq, bardheblutë synojnë një tjetër futbollist nga Skënderbeu dhe tashmë kanë hedhur sytë nga Bruno Dita. Mesfushori i cili këtë sezon bëri paraqitje të mira në Korçë, po shihet me kujdes nga bardheblutë që synojnë ta kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Te Tirana janë të bindur se nuk është aspak një operacion i lehtë duke qenë se Dita është ende nën kontratë me Skënderbeun dhe klubi korçar, pas dënimit që mori nga KAS-i, pritet të vazhdojë garën në Superiore për të treguar vlerat, vetëm në kampionat