Tirana, gati për ritmet latine të Ricky Martin

Tirana, gati për ritmet latine të Ricky Martin

246
0

Tirana po bëhet gati për të pritur një tjetër emër ndërkombëtar të muzikës. Riki Martin, do të performojë në sheshin “Skënderbej”, në datën 20 korrik, ndërsa të shumtë janë adhuruesit që mezi po e presin koncertin.

 

Atmosfera pritet premtuese dhe deri më tani janë shitur një numër i madh biletash. Çmimi i tyre nis nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.

 

Kryebashkiaku i Natës i Tiranës, Rezart Cenaj, ka deklaruar për mediet se, pa dyshim që kjo është ngjarja e vitit. Duke qenë se Ricky Martin është shumë i dashur nga publiku shqiptar, ka kërkesa të shumta për bileta, të cilat vazhdojnë shiten. Ato gjenden në Backstage në shesh dhe tek sheshi “Italia”.

 

“Nga çfarë kemi parë nga koncerti i kaluar, ka shumë turistë. Ka nga Holanda, Gjermania, Suedia. Ricky Martin do të performojë me orkestrën e Operas dhe Baletit. Është një promovim shumë i mirë dhe për orkestrën tonë”, tha Cenaj.

 

Kryebashkiaku i Natës i Tiranës, Rezart Cenaj dha edhe një tjetër lajm të mirë. Ai tha se koncertet me artistë botërore, nuk do të ndalen këtu për kryeqytetin. “Aktivitete të tjera do të ketë, por do i lëmë surprizë. Por do të ketë edhe koncerte të mëdha të tjera të këtij niveli”, tregoi Rezart Cenaj.

 

Vetëm disa ditë më parë, një atmosferë të jashtëzakonshme e dha këngëtari Enrique Iglesias, i cili solli në në Tiranë edhe shumë fansa të tij nga shumë shtete të tjera.