Në këtë kohë vetëizolimi, tifozët kanë vendosur t’i kujtojnë disa nga statistikat më të pabesueshme në botën e futbollit, shkaku i mungesës të ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive në përgjithësi.
Tifozi me llogarinë @NaifFCB e nisi këtë diskutim në Twitter duke u kërkuar të gjithëve ta shpërndajnë një fakt nga bota e futbollit që tingëllon e rreme, por që është e vërtetë, transmeton Gazeta Express.
Tifozët e tjerë reaguan duke shpërndarë plot statistika të tilla, ndërsa ato më interesantet ju mund t’i lexoni më poshtë.
- Philip Lahm nuk shkaktoi asnjë gjuajtje të lirë për kundërshtarët për mbi një vit.
- Jose Mourinho nuk u zgjedh asnjëherë Trajneri i Muajit në Premierligë në dy nga tre sezonet kur e kishte fituar titullin e Premierligës.
- Neymari e kishte fituar lojtarin e muajit në La Liga para Lionel Messit. Neymari e fitoi për herë të parë në vitin 2013, Messi në janar të vitit 2016.
- Manchester Unitedi nuk e ka humbur kurrë një ndeshje të Premierligës në Old Trafford pasi ka qenë duke fituar në pjesën e parë.
- Theo Walcott ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve sesa Ronaldo Nazario, Zinedine Zidane, Miroslav Klose, David Villa, Alexis Sanchez dhe Eden Hazard.
- Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo kanë të shënuara gola në secilën minutë – 1 deri në 90
- Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për gjashtë skuadra që kanë fituar Ligën e Kampionëve, por ai vetë s’e ka fituar kurrë.
- Spanja e ka fituar Kupën e Botës me vetëm tetë gola të shënuara.
- Gary Lineker nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të verdhë në karrierë.
- Steven Bruce i kishte shënuar 19 gola si qendërmbrojtës brenda një sezoni.
- Wayne Rooney, Gareth Bale dhe Kevin Davies janë të vetmit tre lojtarë që kanë shënuar gol, kanë asistuar dhe kanë shënuar autogol brenda të njëjtës ndeshje.
- Kingsley Coman e ka fituar ligën në çdo sezon të karrierës së tij si profesionist, me PSG-në, Juventus dhe pastaj me Bayernin.
- Stefan Schwarz e kishte një klauzolë të çuditshme në kontratën e tij në vitin 1999 me Sunderlandin, ku thuhej se nëse ai do të shkonte në hapësirë, kontrata do t’i shkëputej menjëherë.
- Jose Mourinho i kaloi katër vjet si trajner pa e humbur asnjë ndeshje si vendas.
- Real Madridi e kishte mposhtur ekipin rezervë të vetin në vitin 1980 në finale të Kupës së Mbretit.