Piloti Arbër Xhaja është bërë i famshëm së fundi për fluturimet e tij mbi shtëojnë e Big Brother, me parashutë, duke iu dhënë mesazhe konkurentëve.
Ai ka qenë i ftuar ditën e djeshme në studion e gazetarit Rezear Xhaxhiu, ku ka rrëfyer emocionet e eksperiencave të tij në ajër, si dhe kthjellësinë dhe precizionin që i duhet një personi për të ndërmarrë aventura të tilla.
Xhaja u shpreh se çdokush mund të fluturojë me parashutë, por fillimisht duhet ti nënshtrohen disa testeve shëndetësore, veçanërisht për matjen e tensionit, pasi mund të sjellë probleme në ajër.
Ai tregon fluturimin e tij të parë, që ka qenë në ballkonin e Llogarasë: Pyetja veten time se çfarë dua këtu, 900 metra lartësi, ndërkohë që më fliste instruktori në radio.
I pyetur nga Xhaxhiu në lidhje me frikërat që ndjejnë klientët në ajër, Xhaja tha: Zakonisht i them disa gjëra bazike, që është të vrapojë në fillim dhe më pas përpiqem që të mos i ngarkoj emocionalisht. Ngjitja dhe zbritja kanë të njëjtat vështirësi, në Llogara pasagjerit ti i thua që do të fluturojmë drejt greminës.
Kanë ardhur pafund klientë në Qerret vitin e kaluar, që kanë mbetur shumë të kënaqur. Më shumë kam fluturuar me të huaj, shqiptarët shumë pak. Shqiptarët kanë zakonisht qejf jugun, ndërsa ata që vijnë nga jashtë e pëlqejnë terrenin. Një fluturim zgjat deri në 20 minuta, adrenalina e këtij sporti ndihet kur zbret në tokë, vetëm të përqafon dhe dridhet.
Sa i takon sigurisë së këtyre fluturimeve, Xhaja tha se në rast se zbatohen rregullat nuk ka asnjë rrezik, qoftë për pasagjerët, qoftë për vetë pilotët.
“Një shoku im mbeti i varur te rrjeta e volejbollit për shembull”, tregon Xhaja.
Sa i takon mbështetjes së shtetit, Xhaja tha se nuk ka qenë shumë prezente, pavarësisht promovimit që ata i bëjnë vendit, sepse në fund të ditës ata bëjnë biznes.