
Atdhe Xharavina është një nga ish-konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen” dhe është përfolur gjithnjë për lidhje me vajza të ekranit. Madje për njëfarë kohe ai u përfol edhe për një lidhje me moderatoren Bora Zemani, por të dy e mohuan diçka të tillë.Atdheu është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi këtë herë është parë në shoqërinë e një tjetër vajze. Bëhet fjalë pikërisht për Efin e “Për’puthen. Kryefjala.com ka kapur Atdheun mat në një dyqan në Tiranë, dhe gjejeni pak kë shoqëronte: konkurrenten e Përputhen, Efin. Teksa Efi provonte fustane, Atdheu ka qenë shoqëruesi i saj mjaft xhentil. Në fotot e siguruara ata duken mjaft të afërt me njëri tjetrin gjë që na bën të dyshojmë se mes tyre mund të ketë një romancë.
Efi ka trazuar ujrat me futjen e saj në Përputhen dhe është folur mjaftueshëm për ngjashmërinë me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën. Mesa duket djali që i ka rrëmbyer zemrën, ndodhet jashtë dhe ai është pikërisht Atdheu.
Në anën tjetër u përfol se Atdheu do të rikthehej në Përputhen, mos ndoshta shkaku është pikërisht Efi? Gjithësesi duhet ta pranojmë që duken një çift mjaft simpatik! /Kryefjala.com
Nëse për Atdheun përflitet se mund të rikthehet në Përputhen 3, një ish-konkurrent i sezonit të kaluar është rikthyer zyrtarisht në Përputhen 3. Bëhet fjalë për një nga konkurrentët më të përfolur të sezonit të kaluar, Mevlan Shabën. Lajmin e ka konfirmuar dje autorja e emisionit, Olsa Muhameti.