Teuta-Partizani, kush i afrohet Vllaznisë…?

Teuta-Partizani, kush i afrohet Vllaznisë…?

419
0

Java e 16-të e Kategorisë Superiore luan këtë të hënë dy ndeshjet e fundit, Tirana-Laçi dhe Teuta-Partizani, të cilat do të luhen në orare të ndryshme: sfida e “Selman Stërmasit”, në 13:45, dhe ajo e “Niko Dovanës”, në 16:45.

Temperaturat pritet të jenë të larta në “Niko Dovana”, ku Teuta e Partizani do të përplasin “brirët” në një duel pretendentësh, të nxitur edhe më shumë për të marrë fitoren nga Vllaznia, që la dy pikë në “Loro Boriçi” ndaj Kastriotit.

“Djemtë e Detit” dhe të kuqtë janë me pikë të barabarta e kuptohet skuadra që do të mund të marrë tri pikët do të afrohej me shkodranët (diferenca do të bëhej 7 pikë).

Teuta – Partizani pritet të dhurojë emocione dhe spektakël edhe për faktin se në të dy kampet ka shumë entuziazëm, pasi vijnë nga dy fitore radhazi.