Testi më i shkurtër në botë i inteligjencës: Ka vetëm tre pyetje...

Testi më i shkurtër në botë i inteligjencës: Ka vetëm tre pyetje “të lehta” dhe 80% dështojnë

943
0

Testi më i shkurtër në botë i inteligjencës mund të duket i lehtë, por ai ka vetëm tri pyetje. Megjithatë, vetëm një në pesë persona arrijnë të gjejnë pyetjet e sakta. Po ju jeni të aftë t’i gjeni?

Nëse doni vërtet të stërvitni trurit gjatë izolimit në shtëpi, atëherë mënyra më e mirë është “puzzle”-i apo plotësimi i ndonjë testi. Por nëse jeni mërzitur duke luajtur me shokët në linjë, atëherë provoni këtë që ju sjell noa.al më poshtë.

Testi më i shkurtër i inteligjencës në botë mund të duket i lehtë, por kujdes, vetëm një në pesë persona arrijnë të gjejnë përgjigjet e sakta.

Testi ka vetëm tri pyetje. Sipas britanikes Dailystar, ai quhet Testi i Reflektimit Kognitiv dhe ka qenë pjesë e një teze të përgatitur nga profesori i Institutit Teknologjik të Masaçusets, Shejn Frederik (Shane Frederick).

Gjatë studimit të tij, profesori përzgjodhi 3.000 pjesëmarrës nga të gjitha fushat e jetës. Madje edhe ata që kishin frekuentuar universitetet më të njohura amerikane si Jejli apo Harvardit patën vështirësi në dhënien e përgjigjeve të sakta.

Pyetjet ishin:

1-Një shkop bejzbolli dhe një top kanë një kosto totale prej 1.10 dollarësh. Shkopi kushton 1$ më shumë se topi. Sa kushton topi?

2-Nëse pesë makinerive u duhen pesë minuta për të prodhuar pesë bulona, sa kohë u duhet 100 makinerive për të prodhuar 100 bulona?

3-Në një liqen ndodhet një sipërfaqe me zambakë. Çdo ditë, sipërfaqja dyfishohet. Nëse sipërfaqes me zambakë i duhen 48 ditë të mbulojë të gjithë liqenin, sa kohë do t’i duhej kësaj sipërfaqeje të mbulonte gjysmën e liqenit?

Si u përgjigj shumica

Tre nga përgjigjet që dhanë shumë persona dhe që ishin të pasakta, qenë këto:

1-10 cent

2-100 minuta

3-24 ditë.

Profesor Frederiku shtoi: “Kushdo që reflekton qoftë edhe për një çast do ta kuptonte se diferenca mes 1 dollarit dhe 10 centëve është vetëm 90 centë dhe jo 1 dollar.

“Në këtë rast, kapja e gabimit është shumë e rëndësishme për zgjidhjen e problemit dhe duke qenë se pothuajse të gjithë ata që përgjigjen 10 centë, në fakt japin përgjigjen e saktë”, tha ai.

Këto janë përgjigjet e sakta:

1-5 centë

2-5 minuta

3-47 ditë

Shpjegimi i përgjigjeve nga professor Shane Frederick

1-Ta zëmë se topi kushton X shumë. Atëherë, shkopi kushton $1 më shumë, pra X+1. Kështu që kemi shkopin + topin = X + (X + 1) = 1.1, sepse së bashku ato kushtojnë $ 1.10. Kjo do të thotë 2X + 1 = 1.1, atëherë 2X = 0.1, kështu që X = 0.05. Kjo do të thotë se topi kushton 5 centë dhe shkopi kushton $1.05.

2-Nëse pesë makinerive u duhen 5 minuta për të prodhuar 5 bulona, atëherë një makinerie i duhen pesë minuta për të prodhuar një bulon (çdo makineri prodhon një bulon në pesë minuta). Nëse kemi 100 makineri që punojnë bashkë, atëherë secila prej tyre prodhon një bulon në pesë minuta. Kështu që do të prodhohen 100 bulona për 5 minuta.

3-Çdo ditë që ecim PËRPARA në kohë, sipërfaqja dyfishohet në madhësi. Kështu që çdo ditë që ecim MBRAPSHT do të thotë që sipërfaqja përgjysmohet në madhësi. Kështu që liqeni do të jetë plot në ditën e 47-të. /noa.al/