Tërmeti shkatërrimtar në Turqi/ Thellohet bilanci, 22 të vdekur e 1030 të...

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi/ Thellohet bilanci, 22 të vdekur e 1030 të plagosur. Vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

436
0

22 të vdekur dhe 1030 persona të plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu raportoi dje se 100 ndërtesa janë shkatërruar në Elazig.

 

Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, dhe pas goditjes së parë u raportuan dhe 118 paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.

 

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ dje në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

 

Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3. Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

Fill pas ngjarjes, në Twitter u shpërndanë video të ndryshme ku tregonin pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë ende të afërmit e tyre, ndërsa vijojnë operacionet e evakuimit për 30 persona që mendohet te jenë nën gërmadha. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero. Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u zhvendosën në rajon për shkak të tërmetit. Ndërkohë, operatorët e telefonave celularë Turkcell, Vodafone dhe Türk Telekom njoftuan se lejuan internet dhe telefonata falas për qytetarët që jetojnë në rajon e prekur nga tërmeti.

Embedded video

Embedded video