Tërmeti nuk shembi Tiranën mbrëmë por groposi gazetarinë

Tërmeti nuk shembi Tiranën mbrëmë por groposi gazetarinë

528
0

Mentor Kika

Shumë media shqiptare, televizione kombëtare, agjensi lajmesh, media online, portale pa fund, dëshmuan mbrëmë nivelin e tyre profesionale dhe përgjegjshmërinë zero qytetare. Atë që nuk e ka parashikuar dot asnjë shkencëtar, orën dhe vendin se ku do të godasë një tërmet, e parashikuan mediat shqiptare. Caktuan edhe orën, 22.30. Unikale, e paprecedentë, e paimagjinueshme. Askund nuk ka ndodhur asnjëherë. Sepse parashikimi i tërmeteve nuk është si parashikimi i motit.
Një shkencëtar grek që po tenton të bëhet edhe fallxhor me shqiptarët. Ai u intervistua dje duke thënë se rreziku tani është më i madh pasi disa ndërtesa janë dëmtuar e mund të shemben me lekundje edhe më të vogla. Lajmi u “modifikua” e u bë edhe më agresiv.
Nëpër rrjetet sociale publikimet u përhapën me vrull. Mediat u vunë në garë për të përhapur lajmin e madh. Në një vend ku paniku ishte nëpër këmbë, qytetarëve nuk ia desh shumë për të lënë shtëpitë dhe për të marrë arratinë për ti shpëtuar orës fatale. Mund të jemi krenarë për qetësinë dhe qytetarinë e treguar mbrëmë nga banorët e Tiranës. Të tilla situata mund të përfundojnë në kaos, dhunë, plaçkitje e grabitje. Policia ndaloi nja dy gazetarë, që për “koiçidencë” janë të mediave që mbështesin opozitën. Por unë mendoj se nuk ka burg që mund ta nxërë median shqiptare për atë që bëri mbrëmë.
Dështim fatal i kryeredaktorëve, që për ca klikime më shumë, vrapuan të bëjnë copy-paste një lajm të çmendur. Jam i kënaqur që mbrëmë qëndruam në anën e informimit korrekt dhe ruajtjes së qetësisë publike.
Ju ftoj ta shpërndani këtë reagim si një shuplakë për ata që çdo ditë i lexoni për tu informuar!