Dokumenti i firmosur nga drejtori i policisë së Shkodrës Niko Brahimaj hedh poshtë pretendimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili të premten mohoi që punonjësit të jenë detyruar të paguajnë për të ndihmuar të prekuritt nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas asaj që raporton Ora News, dokumenti urdhëron efektivët e policisë së qarkut Shkodër të kontribuojnë në vlera financiare sipas gradave.Kështu drejtori, zv drejtor si dhe shefat e komisariateve detyrohen të paguajnë nga 5 mijë lekë nga rroga e tyre.
Shefat e sektorëve dhe shefat e seksioneve pranë drejtorisë dhe komisariateve detyrohen të kontribuojnë nga 4 mijë lekë, ndërsa specialistët, ndihmës specialistët dhe efektivët e tjerë nga 3 mijë lekë.
Së fundmi, drejtori Brahimaj urdhëron që gjithë efektivët civile të paguajnë shumë 2 mijë lekë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Të premten drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një deklaratë për mediat tha se nga kontributi vullnetar i efektivëve janë mbledhur 104 milionë lekë.
Ai shtoi se, mirëkuponte dhe me shume se 2000 efektivët që nuk kanë patur mundësi të kontribuojnë.
PAGESAT E EFEKTIVËVE SIPAS GRADAVE:
Drejtori, zv drejtori, shefat nga 5 mijë lekë
Shefat e sektorëve dhe seksionit nga 4 mijë lekë
Efektivët dhe ndihmës specialistët nga 3 mijë lekë
Efektivët civilë nga 2 mijë lekë.