Nga dita e nesërme deri ditën e diel në vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira të shumta, si dhe reshja të shumta shiu. Por jo vetëm kaq! Duke filluar nga java e ardhshme, priten shira, ndërkohë që në zonat malore do të ketë edhe reshje bore. Sipas Meteoalb, moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri në fund të muajit Mars: E shtuna deri në mesdite, kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta do ketë Jugu – Qendra por me shira të dobët në Veri. Pjesa e dytë e ditës fuqizon shirat në Veri dhe gradualisht shirat bëhen mesatarë edhe në Jug – Qendër. Era paraqitet problematike në zonat bregdetare dhe Jug të territorit.
E DIEL: vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër.
Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 – 25°C por e diela sjell rënie me 3 – 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°C