Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tepelenë, djali ka sulmuar babain me thikën e bukës, duke e lënë atë të plagosur në njërën dorë.
Klaudio Baca gjatë një konflikti me babain ka humbur kontrollin. Ai ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka sulmuar babain e tij Luan Baca ndërsa kanë qenë duke diskutuar në banesën e tyre.
Policia ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas ndodhisë dhe ka arrestuar të riun Klaudio Baca.
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes babait dhe të birit të cilat shkaktuan përplasjen mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Demokracia”, në Tepelenë.