Tentohet të rrëmbehet pranë shtëpisë vajza e deputetit, detajet e para

Tentohet të rrëmbehet pranë shtëpisë vajza e deputetit, detajet e para

506
0

Një dramë e vërtetë ka ndodhur dje në Koçan kur persona të panjohur kanë tentuar të rrembejnë vajzën e deputetit nga radhët e LSDM-së Sashko Kostov, kur ajo kthehej nga shkolla, transmeton Zhurnal nga mediat maqedonase.

 

Për fatë, babai i deputetit në atë moment ka qenë afër dhe i ka penguar grabitësit për te realizuar qëllimin e tyre.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 kohe kur vajza e tij e mitur është kthyer nga shkolla, në afërsi të shtëpisë së deputetit, ku persona të panjohur me makinë me targa të huaja i kanë prerë rrugën vajzës, kanë hapur dritaren dhe i kanë kerkuar të futet brenda.

 

Në atë moment personat janë parë nga babai i deputetit dhe sipas deshmise qe ky i fundit ka dhene, personat jane larguar me shpejtësi. Ngjarja nuk është paraqitur në raportin policor./Zhurnal.mk