Temperatura normale e trupit nuk është më 37°C, studimi: Çdo dhjetvjeçar është...

Temperatura normale e trupit nuk është më 37°C, studimi: Çdo dhjetvjeçar është zvogëluar me 0.03°C

436
0

Temperatura normale e trupit nuk është më 37°C por 36.5°C sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Stanfordit ne SHBA, shkruan në një postim në rrjete sociale pedagogu Ethem Ruka.

 

Kjo gjetje vjen pas 600 000 matjeve për periudhën 1862 – 2017.  Studimi ka arritur në konkluzionin që për çdo dhjetvjeçar temperatura është zvogëluar me 0.03*C. Ndërsa në termometrat aktualë kjo nuk është ndryshuar ende pasi temperatura normale vijon të konsiderohet me 37*C.

 

“TEMPEREATURA NORMALE E TRUPIT NUK ESHTE ME 37*C POR 36.5*C. Nisur nga nje studim i realizuar nga Universiteti i Stanfordit ne SHBA, mbeshtetur ne 600 000 matje per periudhen 1862 – 2017, rezulton se temperatura normale trupore e njeriut nuk konsiderohet me 37*C, por 36.5*C.

 

Ne cdo dhjetvjecar temperatura eshte zvogeluar me 0.03*C. Arsya nuk eshte e qarte, por mesa duket argumenti kryesor eshte ulja e nivelit te inflamacionit per shkak te rritjes se higjienes dhe crrenjosjes se shume semundjeve infektive. Keto rezultate jane botuar ne revisten shkencore të Life”, shkruan Ruka.