Të votojmë për ata që frymojnë dhe veprojnë Shqip !!!/ Nga Nikollë...

Të votojmë për ata që frymojnë dhe veprojnë Shqip !!!/ Nga Nikollë Camaj , Kryetar i LDSH

446
0

Të dashur qytetarë :

 

Jemi në fund të kësaj fushate, jo të barabartë, zgjedhore, ku partia në pushtet, direkt dhe nëpërmjet vazalëve të vet, ka vënë në dispozicion të gjithë makinerinë mashtruese, vetëm për të fituar votën tuaj. Kur them gjithë makinerinë mashtruese, nuk mendoj vetëm në ato makina që i shohim këto ditë, anë e mbanë Malësisë, duke mbushur gropa, duke asfaltuar oborre e rrugica, duke ngritur shtylla e gërmuar kanale ujit, por kam në mendje një makineri tjetër më efikase; atë të premtimeve, shantazheve, shpifjeve, blerjes së votës, e deri te prezantimi i rrejshëm i të arriturave dhe programeve zhvillimore, thua se ne nuk jetojmë këtu. Ne, në këtë fushatë, e në këtë drejtim, natyrisht se nuk jemi të barabart. Por jemi superior në një qasje tjetër. Ne jemi superior sepse jemi të sinqertë, të hapur, të drejtpërdrejtë, e mbi të gjitha, dinjitoz në mbrojte të çdo gjëje që i takon Malësisë, filluar nga emri e statusi, e deri te kufijtë e resurset. Lista e LDSH-së, e drejtuar nga një i ri, por me pervojë, dhe i ndjekur nga njerëz me shkallë të lartë të pergaditjes shkollore dhe të përgjegjësisë personale e kolektive, është e vetëdishme për situatën, dhe do të punojë që Tuzin ta shpronësojë nga PDS-ja dhe servilët e saj. Ta shpronësojë nga ata që Tuzin e trajtojnë si resurs në sherbim të nevojave të Podgoricës dhe resurs të vetin politk, nga ata, të cilët po punojnë në çrrënjosjën e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e Malësisë, dhe jo vetem nga aty. Dhe nuk besojmë të ketë njeri që flet shqip, në familje të vet, në shteg, rrugë e punë, njeri që mendon për të ardhmën e familjes së vet, që do të votojë këto lloj listash. Ne nuk  mendojmë se dikush nga shqiptarët, mund të lejojë që edhe tutje të na përfaqësojnë ata që kërkojnë votën tuaj, pra votën shqiptare, e që në administratën tonë mohojnë gjuhën e shumicës. Gjuhë-mohuesit, asesi nuk e meritojnë votën tuaj!Qytetarë të nderuar , Këto ditë, përfaqësuesit e listave të tilla, të armatosura me premtime boshe, rushfete, lista dëshirash, me shpifje e fabrikime nga më të ndryshmet, në portale anonime e të paguara, në kafene e ndeja pas darke, në shënjestër kanë marrë të vetmin subjekt politik opozitar, të vetmin subjekt që në praktikë nuk po pajtohet me këto mashtrime e këto hile që po bëhen në kurriz të Malësisë dhe malësorëve. Sjelljet e tyre nuk prodhojnë asgj të mirë për Malësinë, sidomos jo përfaqësuesë të denjë të popullit, por prodhojnë hafije që edhe tutje rrezikojnë të mbajnë mendjet malësore të robëruara, kurse Malësinë peng të Podgoricës.Ne jemi zotuar se do të punojmë për t’i siguruar Malësisë përfaqësim të denjë dhe të ndershëm, duke besuar se secili nga ne, që „erret e njeh“ në Malësi, që jetën e ka lidhë me vendlindjen dhe me njerëzit e saj, do të duhej të kishte një qëllim; qe Malësinë dhe banorët e sajë t’i shoh sa me mirë, dhe sa me të lumtur. Njerëzit në listën tonë nuk kanë tjera kërkesa, vetëm që të fitojnë mundësinë t’i dalin zot Malësisë dhe t’a zhvillojnë atë. Por, natyrisht se kjo varet shumë nga përzgjidhja që bëjmë ditën kur shkojmë te kutitë e votimit.Prandaj, kur të shkojmë te kutija e votimit, të kemi para syshë se kush është me meritori në Malësi, për t’i besuar votën. Kush nuk ia ktheu shpinen kurrë Malësisë, në asnjë aspekt jetësor? Kush e ngriti zërin e ndergjegjjes për të drejtat qytetare e kombëtare në këtë trevë, kush luftoi për të drejtën tone, per komunën e plotë të Tuzit, në gjithë territorin e sajë, kush nga këto subjekte solli rininë në krye të listës, cilët janë këta guximtarë që me kaq përkushtim e atdhedashuri e kerkojnë të drejtat e Malësisë? Kush e mbajti qiriun e shpresës për komunë, për flamurë, për shkollim, për punësim, për informim, për kulturë…, në kohën kur disa të tjerë promovimet i bënin nën flamurin e knjazit, apo që rrinin e bënin sehir nga nën-hija e blinit. Kush janë ata që nuk kërkojnë kurrgjë për veten, përpos të drejtës për të ju përfaqësuar?! Shpresoj se nuk është e vështirë të merret vendimi, po t’ i kemi parasyshë të gjitha këto pyetje, të cilat kanë vetëm një përgjigjje, LDSH dhe numri 2.

 

Dihet se nuk ka parti pa gabime, as parti perfekte, por së paku të dallojmë atë që nuk u shit asnjëherë, atë që nuk e trektoi votën tuaj, e cila kudo që ju përfaqësoi, ju bëri krenarë. Vota juaj kësaj radhe duhet të shkojë vetëm aty ku frymohet dhe veprohet shqip; shqip tërë jetën, e jo vetëm para zgjedhjeve. Që të jeni te sigurt se nuk do t’ju dalë ndryshe, votoni numrin 2, me guxim-për Malësinë që e duam!