Të rrezikuar nga të gjitha anët, Ronaldo dhe familja e tij 24...

Të rrezikuar nga të gjitha anët, Ronaldo dhe familja e tij 24 orë në mbrojtje në Manchester United

500
0

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, u paralajmërua, se do të kthehet në një shënjestër për bandat kriminale dhe si rrjedhojë ai po merr masa për rritjen e sigurisë së tij.

Ronaldo po paguan shërbimet e një skuadre me truproja me qendër në Mançester, për të mbrojtur atë dhe familjen e tij gjatë gjithë kohës.

Një burim tregoi për Mirror UK: “Cristiano është paralajmëruar se që nga largimi nga Manchester në 2009, rajoni është bërë një magnet absolut për bandat kriminale. Tani ai do të shihet si objektivi i tyre numër një”.

“Këto banda të pamëshirshme po bëhen gjithnjë e më të dhunshme. Ata plaçkitin shtëpitë dhe terrorizojnë familjet e lojtarëve. Ata synojnë pronat kur e dinë që lojtarët nuk do të jenë atje dhe shpesh shikojnë një shtëpi për javë të tëra para se të hyjnë. Cristiano nuk ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë rrezik, kështu që një ekip është tashmë në vend për t’u siguruar që sapo ai dhe familja e tij të arrijnë në Mançester ata do të mbrohen.”

Futbollisti shiti një rezidencë prej 3.25 milion në Cheshire’s Alderley Edge në vitin 2019 dhe pritet të blejë një shtëpi të re në zonën e “Trekëndëshit të Artë” në Wilmsloë, Alderley Edge dhe Prestbury, e cila është zona e njohur e multi-milionerëve përfshirë futbollistë nga Manchester United, Liverpool dhe Manchester City.

Burimi gjithashtu shtoi: “Nga momenti kur ai u tërhoq përsëri në Manchester, ai kishte një ekip truprojash pranë tij. Ata përbëhen nga ish-ushtarë, policë dhe oficerë të mbrojtjes së afërt. Ata të gjithë drejtojnë automjete antiplumb dhe janë të trajnuar për t’u marrë me personat më të rrezikshëm dhe të dhunshëm. Sa herë që Cristiano del jashtë ata do të jenë afër duke u siguruar që ai është i sigurt. “