Adriana Matoshi është përfolur shumë në medie për shkak të lidhjes me të dashurin, 19 vite më të ri, Keith Groeneveld.
Deputetja kosovare shpesh herë poston foto krah ish-futbollistit, ku duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin, por që nuk mungojnë as komentet negative apo kritikat nga publiku.
“Nuk është në edukatën time të paragjykoj, por të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianët që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshë të re, por marrin moshat përkatëse”, shkruan një ndjekëse në foton e publikuar nga deputetja.
Por Adriana Matoshi nuk ka nguruar të përgjigjet, duke bërë edhe një krahasim të dashurisë së saj me Keith me atë të profetit Muhammed Alejhi Selam, ku shkruan se edhe pse e kishte gruan më të madhe në moshë, kishin një jetë të lumtur bashkë.
“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, i është përgjigjur Adriana Matoshi ndjekëses.