Tërmeti i orëve të para të mëngjesit që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka marrë jetë njerëzish, nxiti reagimet e emrave të njohur të ekranit.
Të gjithë VIP-at, përfshirë Rita Ora, Bebe Rexha, Ledri Vula, Angela Martini, Capital T, Mc Kresha, Besa Kokëdhima, Flor Mumajesi, Tayna, Mozzik, Getinjo etj janë solidarizuar duke shprehur publikisht ndihmën e tyre për Shqipërinë.
Pjesa më e madhe shkruajnë: “Zoti e bekoftë Shqipërinë” dhe janë të gatshëm që të ndihmojnë të prekurit edhe nga ana financiare.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se deri në orën 14:00 janë 15 të vdekur dhe 600 të plagosur.