Lajmi është tashmë zyrtar. Facebook do t’i japë jetë një bordi mbikqyrës, ose një lloj ‘Gjykate’ e cila do të thotë fjalën e fundit për heqjen e përmbajtjeve specifike nga rrjeti social.
Vendimi është konfirmuar nga vetë Mark Zuckenberg në një postim në faqen personale. Bordi, do të vendosë në nivel global, kufijtë e fjalës së lirë, urrejtjes online dhe përmbajtjeve të tjera që mund të konsiderohen të papërshtatshme.
“Vendimet e bordit do të jenë të detyrueshme, edhe nëse unë apo dikush tjetër në Facebook, nuk do të jemi dakord” u shpreh Zuckenberg.
Ideja e krijimit të kësaj gjykate, ishte lajmëruar nga Zuckenberg që në vjeshtën e vitit të kaluar.