Takimi historik Kim Jong- Putin, pritja speciale me bukë, kripë dhe lule

Lideri nord-korean Kim Jong-un i është drejtuar qytetit rus në kufi me Khasan, duke iu drejtuar Vladivostok ku të enjten do të takojë presidentin Vladimir Putin. Treni special me të cilën udhëton lideri suprem kapërceu urën në lumin Tumen, rreth orës 10:40 lokale. Kimit i është dedikuar një ceremoni mirëseardheje me dorëzimin simbolik të bukës, kripës dhe një buqetë lulesh. Burime zyrtare janë shprehur se lideri i Koresë së Veriut do të ndalojë në Vladivostok deri në fund të 27 prillit. Pas takimit me Putin, Kim do të kalojë një tjetër ditë në qytetin rus ku do të vizitojë disa vende si akuariumin Primorsky dhe ishullin e Russky.

Author: vizional