Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi para gazetarëve se nuk e ka menduar rikthimin në politikë dhe se e vetmja çështje në të cilën është përqendruar është rruga e drejtësisë.
Tahiri theksoi se ka marrë mijëra mesazhe nga kolegë dhe nga qytetarë të thjeshtë që i kanë besuar gjatë kësaj kohe, ndërsa shpehu keqardhjen për ata që janë dënuar padrejtësisht.
Dialogu me gazetaret:
Pyetje: A ju kanë shkruar Ish kolegët e PS a keni marrë reagime?
Tahiri: Kam marrë mesazhe nga ish kolegët po s’besoj se ka kuriozitet për publikun. Komunikoj normalisht me disa por kjo nuk është kuriozitet për ju dhe publikun. Por jam i lumtur që kam marrë mijëra sms nga qytetarët edhe pse ishte sakrificë të besoje tek unë.
Pyetje: A është kjo drejtësia që doje kur votove reformën në drejtësi?
Po i shkoj deri në fund një rruge duke bërë timen për drejtesinë që kërkoj. Unë nuk hy te ata që do mjaftonte vendimi im që të them drejtësia nuk funksionoi edhe sikur vendimi ndaj meje te ishte i gabuar do ishte nëse sistemi do ishte i gabuar. Më vjen shumë keq për ata që janë dënuar padrejtësisht dhë atyrë që u kemi rënë në qafë. Unë e kam kuptuar shumë vonë këtë por më vjen shumë keq.
Pyetje: A do riktheheni në PS dhe kush janë ata që ju kanë zënë për fyti
Tahiri: Unë them që më shumë se sa lista e emrave ju duhet tju shqetësojë fenomeni se me emrat e kam shumë kollaj por se zgjidh dot me sistemin.
Sa i takon rikthimit rikthimi sështë patjetër në qeverisje, sdo të thotë të kesh një karrige. S’e kam menduar këtë cështje tani. Po luftoj për të drejtën time deri në fund. Pastaj nuk e ka në dorë partia karrierën time, e kam vetëm unë. Më lini ti shkoj deri në fund drejtësisë sime.
Më lini t’i shkoj deri në fund kësaj historie, është shumë më e rëndësishme sesa kurioziteti juaj për t’i shkuar deri në fund!