Sy të shtrembër e kërrusje shpine, si po na shndërron teknologjia

Sy të shtrembër e kërrusje shpine, si po na shndërron teknologjia

410
0

Teknologjia nuk ka ndryshuar jetën e njeriut vetëm për mirë. Parashikimet e ekspertëve janë tronditëse, për ata se çfarë do t’i ndodhë njeriut në të ardhmen, për shkak të përdorimit të teknologjive.

 

Kështu, përdorimi i telefonave dhe qëndrimi ulur para kompjuterit do të deformojë strukturën e trupit të njeriut.

 

Sy të shtrembëruar, kyçe duarsh të përthyera dhe kërrusje shpine, kështu pritet të jetë njeriu i kohërave moderne, nëse nuk tregon kujdes ndaj kohës në internet.

 

Përballë këtij risku, mjekët këshillojnë se diçka e tillë mund të parandalohet, nëse ndiqen këshillat e tyre.