Surprizon përsëri vajza nga Dibra: Femra ka vetëm një obligim në jetë!...

Surprizon përsëri vajza nga Dibra: Femra ka vetëm një obligim në jetë! Atë kundrejt vetes!

524
0

Nga Urime Straka

 

Një femër e ka obligim ndaj vetvetes (e theksoj vetem ndaj VETVETES) te vishet bukur, të kujdeset për veten, te rregullojë flokët, të kujdeset per shpirtin dhe trupin e saj, duke e bërë të ndjehet mirë dhe plot vetëbesim!

Një femër nuk është e detyruar të jetë në Top-formë vetëm për një mashkull.

Një femër nuk mund ta lëshojë veten poshtë kur ndahet nga i dashuri, kur vëllai i kërkon të mos kullundriset kaq shumë që të bjeri në sy të çdo mashkulli; kur babai i kërkon të vishet thjesht se e shan fisi, apo kur partneri i saj i kërkon të mos zbukurohet sepse s’ka kush e sheh tjetër, pos tij!

Një femër ka obligim moral vetëm ndaj vetes!

Nëse ajo çohet në mëngjes, del para pasqyrës dhe vëren se tiparet e saj janë të bukura, fytyra i shkëlqen dhe sytë i qeshin, ka arritur pothuajse pjesën më të madhe të suksesit drejt realizimit të vetes.

Të tjerat janë zëra ziliqar që e nxisin të bie!

Dhe nje fortese te hekurt nuk i ka hije të bjeri!