Disa orë pas vendimit për të shkarkuar trajnerin Maurizion Sarri, Juventusi, ka gjetur dhe pasuesin e tij në stol.
Një ndër legjendat e skuadrës, Andrea Pirlo do të marrë drejtimin e klubit më të madh italian. Skuadra bëri me dije lajmin në një postim në rrjete sociale.
Sipas mediave italiane, ish-mesfushori i madh italian, është trajneri me ngritjen më të shpejtë në detyrë.
Shkarkimi i Sarrit erdhi pasi “Zonja e Vjetër” nuk mundi të pranojë eliminimin përballë Lyon në raundin e 1/8 të Champions League.