Recetë që mund të përgatitet lehtë dhe që ka vlera ushqimore mjaft të rëndësishme.
Përbërësit për 6 persona:
* 1500 ml supë
* 420 g panxhar
* 2 qepë
* 2 karota
* 300 g lakër e bardhë
* 2 patate
* gjalpë
* salcë domate
* majdanoz i grirë
* 60 g ajkë qumështi
* uthull, kripë, piper
Përgatitja:
- Lajeni dhe pastrojeni panxharin, ziejeni dhe vendoseni në një enë me pak uthull.
- Pastrojini zarzavatet, lakrën priteni në fije të holla, ndërsa qepën, karotën dhe patatet pritini në kubikë të vegjël.
- Në një tigan me pak gjalpë skuqni qepën dhe karotat. Më pas në një tenxhere hidhni bulionin (supën) e përgatitur, shtoni lakrën dhe lëreni të ziejë.
- Shtoni patatet, qepën dhe karotat edhe lërini që të ziejnë edhe për 10-15 minuta.
- Në fund hidhni panxharin, majdanozin e freskët të grirë hollë, pak kripë, piper, dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë edhe për 10 minuta.
- Servireni të nxehtë, duke i shtuar ajkë qumështi sipas preferencave.