Sulmi në PD, Rama: Miq të huaj më morën në telefon, ishin...

Sulmi në PD, Rama: Miq të huaj më morën në telefon, ishin të shokuar dhe nuk donin ta besonin

391
0

Në komunikimin e tij me demokratët në Facebook Kryeministri Rama tha se ajo që ndodhi dje ishte e paimagjinueshme.

 

“Ndodhia e djeshme ishte shumë e rëndë për demokratët por ishte e rëndë edhe për të gjithë shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë në fakt. Disa të huaj më kanë telefonuar dhe më kanë pyetur nëse është e vërtetë që është sulmuar Selia e opozitës nga mbështetësit e saj. Një lajm sa i rëndë aq edhe qesharak që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Është diçka e pandodhur kurrë në dijeninë time në historinë e botës demokratike. Diccka që shkon përtej çdo logjike. Disa mund të mendojnë se për mua kjo është një gjë e mirëseardhur. Por në fakt jo. Edhe pse një zhvillim i tillë e dëmton opozitës godet shoqërinë, të gjithë ngrehinën e kulturës politike”, tha Rama.