Studimi/ Muzika e preferuar ilaçi më i mirë kundër stresit

Studimi/ Muzika e preferuar ilaçi më i mirë kundër stresit

434
0

Muzika e preferuar është anti-stres mjaft efikas. Përmirësimi i humorit në momente të vështira është mjaft i dukshëm konfirmon një studim shkencor i Queens University dhe i publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, Plos One.

 

Autorët e studimit kanë propozuar të kryejnë një provë eksperimentale të konsoliduar në psikologji, siç është përgatitja e një fjalimi publik. Një gjë e tillë krijon një stres të jashtëzakonshëm tek njeriu dhe vullnetarët janë ndarë në dy grupe. Pas përgatitjes së fjalimit grupi i parë ka dëgjuar muzikën e preferuar në 10 minutat e fundit para se të flisnin në publik, ndërsa grupi tjetër ka ndjekur një dokumentar shkencor.

 

 

Rezultoi se grupi i parë, ku secili kishte dëgjuar muzikën e preferuar, ishin shumë herë më të qetë e më pak konfuz para fjalimit të shkurtër. E kundërta u verifikua me grupin e dytë, ku niveli i stresit para daljes në publik ishte mjaft i lartë. Sipas autorëve të studimit, kur njeriu është nën stres është e rëndësishme të dëgjojë muzikën e preferuar dhe jo domosdoshmërisht muzikë relaksuese.