Studimi: Arsyet e temperaturave ekstreme

Studimi: Arsyet e temperaturave ekstreme

443
0

 

Raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara arrin në përfundimin se njerëzit, me veprimtarinë e tyre, kanë bërë që planeti ynë të shënojë temperatura rekord të larta. Temperaturat e larta rekord, bënë që vitin e kaluar Alberta e Kanadasë të përfshihej nga flakët e ndërsa i nxehti vdekjeprurës ka shkaktuar thatësirë në Indi, duke e zhytur vendin në një krizë uji. Planeti ishte më i nxehtë se kurrë vitin e kaluar, sipas Raportit të vitit 2016 për Gjendjen e Klimës, të hartuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. Bashkautori i raportit tha se “Raporti pohon edhe një herë diçka që ne e dimë. Ne e dimë se jetojmë në një planet që vazhdon të ngrohet. …Dhe e dimë që kjo ka për shkaktuar probleme në mbarë botën,” – thotë studiuesi. Në raport thuhet se një cikël klimatik El Nino tepër i fuqishëm, ka kontribuar në rritjen e temperaturave ekstreme, thatësira dhe shira të rrëmbyer. Këto ndryshime nga vitit në vit po ndodhin njëkohësisht me rritjen e vazhdueshme të përqendrimit të gazeve që ngrohin planetin, në nivele të papara për të paktën 800,000 vjet. Në studimin vjetor të klimës së Tokës kanë kontribuar rreth 500 shkencëtarë nga 62 vende të botës. Studjuesi Deke Arndt thotë se tashmë janë të njohura shkaqet e ngrohjes së planetit: “Ne mund t’i rishikojmë gjithmonë shifrat, për të përcaktuar me saktësi ndryshimet që po ndodhin, por diçka është e qartë: ngrohja e planetit tonë po ndodh kryesisht nga aktiviteti njerëzor.” Këta shkencëtarë i dhanë gazetës “The New York Times” një projekt-raport të 13 agjencive qeveritare, ku thuhet se aktiviteti njerëzor është arsyeja parësore për ndryshimet klimatike dhe se për këtë nuk ka shpjegime alternative.