Stjuardesa publikon fotografi të pasagjerëve ekstravagantë

Stjuardesa publikon fotografi të pasagjerëve ekstravagantë

928
0

Me më shumë se shtatë vjet përvojë pune si stjuardesë, Shawn Kathleen e kishte rastin t’i takonte tipet e ndryshme të pasagjerëve. Një ditë ajo filloi të shkrepte fotografi nga ato që shihte në bord dhe i mblodhi në një ditar personal derisa kolegët e inkurajuan që t’i botonte në internet.

Shawn hapi llogarinë e saj në Facebook dhe Instagram me emrin “Passenger Shaming”, ku postoi imazhe nga sjelljet e këqija të pasagjerëve gjatë udhëtimeve.

Ajo momentalisht është e dalë në pension, por vazhdon t’i postojë fotografitë që njerëzit i dërgojnë asaj.