Futbolli në Shqipëri starton këtë të dielë me Kupën e Shqipërisë. Sot, luhen 16 sfida, të vlefshme për turin e parë të Kupës.
Të gjitha ekipet e Superligës zbresin sot në fushë, ku do të ndeshen me skuadrat e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, ku padyshim janë favorite për të kaluar më tej. FSHF ka ndryshuar skemën dhe nuk do të ketë sistem vajtje-ardhje, por gjithçka do të vendoset me ndeshje teke.
Shumë skuadra do të tentojnë fitimin e Kupës, e cila përveç se sjell fitimin e të ardhurave, iu mundëson ekipeve të marrin pjesë në kupat e Europës.
Më poshtë mund të shikoni 16 sfidat e ditës së sotme:
Tirana – Shkumbini (A1)
Laçi – Vora (A2)
Teuta – Tërbuni (A3)
Bylis – Veleçiku (A4)
Flamurtari – Dinamo (A5)
Kastrioti – Burreli (A6)
Besëlidhja – Egnatia (A7)
Korabi – Erzeni (A8)
Kukësi – Maliqi (B1)
Skënderbeu – Tomori (B2)
Partizani – Iliria (B3)
Vllaznia – Devolli (B4)
Luftëtari – Elbasani ( B5)
Apolonia – Turbina (B6)
Pogradeci – Oriku (B7)
Lushnja – Besa e Kavajës (B8)